Në nivelin më të thjeshtë, EntreComp është i ndarë në tre fusha kompetencash: Ide & Mundësi, Burime dhe Veprim. Çdo fushë përmban 5 kompetenca dhe të gjitha bashkë bëjnë 15 kompetenca të cilat individët i përdorin për të zbuluar dhe vepruar mbi mundësitë dhe idetë.
Në lulen e Kompetencave të Sipërmarrjes, ju mund të identifikoni 15 petale të cilat përfaqësojnë drejtimet në të cilat duhet të aftësoheni për të patur sukses si sipërmarrës.
Nuk mjafton vetëm t’i njihni këto kompetenca. Shkalla me të cilën ju e përthithni njohurinë dhe e bëni pjesë të aktivitetit tuaj, pra masa me të cilën mobilizoheni konkretisht në aplikimin e kompetencave, përcakton edhe suksesin tuaj si sipërmarrës.
15 kompetencat për të cilat ju trajnoheni në programin YEEP janë:
Kompetenca 1.1 – Zbulimi i Mundësive
Kompetenca 1.2 – Krijimtaria
Kompetenca 1.3 – Vizioni
Kompetenca 1.4 – Vlerësimi i ideve
Kompetenca 1.5- Të menduarit etik dhe në mënyrë të qëndrueshme
Kompetenca 2.1 – Vetëdija dhe Vetë-efikasiteti
Kompetenca 2.2 – Motivimi dhe Këmbëngulja
Kompetenca 2.3 – Të mobilizosh burimet
Kompetenca 2.4 – Njohuritë financiare dhe ekonomike
Kompetenca 2.5 – Mobilizimi i të tjerëve
Kompetenca 3.1 – Marrja e Iniciativës
Kompetenca 3.2 – Planifikimi & Menaxhimi
Kompetenca 3.3 – Përballja me paqartësinë, pasigurinë dhe rrezikun
Kompetenca 3.4 – Të punuarit me të tjerët
Kompetenca 3.5 – Të mësuarit nga përvoja
0 Comments