Organizata jo-fitimprurëse Changemakers Albania ekziston për të krijuar ndryshim në shoqërinë, vendin dhe hapësirën ku jetojmë duke mbështetur idetë dhe nismat që synojnë të ndryshojnë pozitivisht gjendjen në fusha të ndryshme të jetës sociale, ekonomike, ligjore, politike dhe mjedisore.
Përmes ideve të reja, vullnetit, ekspertizës, talentit, punës në ekip dhe fuqisë së individit, ne do të mund të krijojmë një Shqipëri më të mirë për të gjithë.
Changemakers Albania ka për qëllim të veprojë në mbështetje të qytetarëve, komunitetit, personave të talentuar dhe të shtresave në nevojë dhe të cdo individi që ka nevojë për mbështetjen e shoqërisë për të ecur përpara. Është në misionin tonë të frymëzojmë të rinjtë, gratë, të pamundurit dhe të talentuarit e të gjitha moshave në Shqipëri që të kenë ëndrrat e tyre dhe të ndërtojnë rrugë që mundësojnë përmbushjen e aspiratave të tyre.
Të gjitha idetë dhe aktivitetet tona kanë në themel respektin ndaj integritetit njerëzor, dashurinë për jetën dhe respektin e kujdesin ndaj natyrës dhe planetit.
The non-profit organization Changemakers Albania exists as a tool to create change in the country, the society, and the space where we live by supporting ideas and initiatives that aim to positively change the situation in various areas of social, economic, legal, political life and by protecting the environment.
Through new ideas, will, expertise, talent, motivation, teamwork and individual strength, we can create a better Albania for all.
Changemakers Albania aims to act in support of the citizens, the community, talented people, the community in need and to change projects that need support to come true.
It is in our mission to inspire youth, women and talented people of all ages in Albania to have dreams and build ways that fulfill them.
Our activities are based on respect for human integrity, love and appreciation, respect and care for the planet.
Projects
CROCO4U
Projekti me kohëzgjatjen 27 muaj “Zhvillimi i bashkëpunimit ndërsektorial për punësimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor” synon të zhvillojë kapacitete të qëndrueshme të aktorëve lokalë për të nxitur sipërmarrjen dhe punësimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi. Projekti ka objektivat e mëposhtëm:
– Të forcohet bashkëpunimi ndërsektorial i shumë palëve ndërmjet autoriteteve publike, OSHC-ve dhe sektorit privat për punësimin e të rinjve dhe edukimin për sipërmarrjen
– Të promovojë përfshirjen e sipërmarrjes dhe edukimin mbi sipërmarrjen tek të rinjtë.
Komponentët thelbësorë për zhvillimin e qëndrueshëm të kapaciteteve në kontekstin e vendeve të synuara (ALB, BIH, KOS, MNER) janë:
– Bashkëpunimi ndërsektorial me shumë palë ndërmjet të rinjve, OSHC-ve (të rinjve), autoriteteve lokale dhe sektorit të biznesit privat, duke përfshirë ekosistemin fillestar për sipërmarrjen rinore dhe punësimin në nivel lokal dhe ndërkombëtar
Restart the Economy
RESTART THE ECONOMY është një konkurs sfide që përfshin biznese të vogla dhe të mesme (SME) nga vendet e Visegrad V4 dhe Ballkanit Perëndimor që të konkurojnë dhe të stërviten. Pjesëmarrësit duhet të gjejnë zgjidhje për situata problematike reale. Qëllimi është të mblidhen së bashku në një event 2 ditor përfaqësues mendjehapur të cilët sjellin me vete idetë dhe zgjidhjet e tyre.
Shanset për ndryshim të qëndrueshëm janë më të larta me dijen e duhur, mentorët dhe network-un, në mënyrë që pjesëmarrësit të marrin trajnim të nivelit të lartë ku ata mësojnë teknika praktike të menaxhimit të inovacionit, të dizenjimit të mendimit, apo kryerjen e një prezantimi të shkurtër për të mbushur hendekun mes njohurive praktike dhe teorike.
Connected through mobility
Erasmus+, program i Bashkimit Europian për edukimin, trajnimin, rininë dhe sportin, ofron trajnim, mësim dhe mundësi mobiliteti për Edukim dhe Trajnim Profesional – Vocational Education and Training (VET), për studentët dhe stafin, në vendet e programit Erasmus+ (27 vende antare të BE + 6).
Idea Challenge
?Challenge MeOut është një konkurs i ideve kreative të cilin e organizojmë sëbashku me MeOut Group për të sapodiplomuarit dhe studentët e universiteteve që dashurojnë sfidat.
Çfarë ndodh në këtë garë gjatë 72 orëve është më shumë se sa brainstorming dhe zgjidhje e problemeve. Pjesëmarrësit duhet të ndërtojnë marrëdhënie afatgjatë me njëri-tjerin dhe ku i dihet, ata mund të jenë dyshja e ardhëshme Steve Jobs – Steven Wozniak. Gjithashtu është e mundëshme që ata të dalin nga gara me një ofertë pune në xhep. Gjatë konkursit, secili punon fort dhe më e rëndësishmja shijon çdo moment gjatë konkursit.
??Objektivat e CHALLENGE MEOUT:
• Mbështetja e implementimit të ideve inovative dhe i zgjidhjeve të vlefshme për biznesin.
• Ndihma ndaj të rinjve të talentuar në ndërtimin e marrëdhënive dhe fuqizimin e rrjedhjes së dijes mes tyre, në rajonin e Evropës Qëndrore dhe Lindore.
• Formësimi i qëndrimit sipërmarrës tek të rinjtë ndërkombëtarë.
• Pasurimi i konkurentëve me dije të dobishme të cilën do të kenë mundësi ta përdorin gjatë konkursit edhe më vonë.
• Krijimi i një platforme të përbashkët ndërkombëtare ku partnerët tanë nga Bashkimi Europian, Partneriteti Lindor dhe Ballkani Perëndimor, mund të vazhdojnë punën me konkurentët edhe pas konkursit.
Local Democracy
Denonco Bashkinë është një platformë dixhitale e krijuar për t’i dhënë zë qytetarëve në ankesat që kanë për shërbimet e bashkive në qytetet ku ata jetojnë. Platforma www.denoncobashkine.al synon përmirësimin e demokracisë lokale në Shqipëri përmes një mekanizmi denoncimi dhe komunikimi. Platforma krijon mundësinë e denoncimit me foto dhe tekst, duke ndihmuar edhe vetë bashkitë të evidentojnë shqetësimet e qytetarëve. Platforma jep mundësinë e komentimit nga palët e interesuara për çdo denoncim të publikuar duke ndihmuar transparencën dhe duke e mbajtur komunikimin aktiv nga të gjitha palët e përfshira në denoncim.
Soft Skills
Programi Soft Skills për të rinjtë është një seri workshop-esh që synojnë të pajisin të rinjtë me aftësitë njerëzore të nevojëshme për të patur sukses. Ndërsa aftësitë teknike shpesh duken si të pamjaftueshme për suksesin në vendin e punës, ky program i aftësive të buta trajnon të rinjtë si të përmirësojnë komunikimin, si të funksionojnë më mirë në ekip, si të jenë më bashkëpunues, si të menaxhojnë konfliktin, si të komunikojnë më mirë aftësitë e tyre përmes teksteve të shkruara, etj. Aftësitë njerëzore të kombinuara me aftësitë teknike i bëjnë punonjësit më konkurues në tregun e punës dhe njëkohësisht më produktivë duke rritur gjithashtu kënaqësinë në punë.