Restart the Economy

RESTART THE ECONOMY është një konkurs sfide që përfshin biznese të vogla dhe të mesme (SME) nga vendet e Visegrad V4 dhe Ballkanit Perëndimor që të konkurojnë dhe të stërviten. Pjesëmarrësit duhet të gjejnë zgjidhje për situata problematike reale. Qëllimi është të mblidhen së bashku në një event 2 ditor përfaqësues mendjehapur të cilët sjellin me vete idetë dhe zgjidhjet e tyre.

Shanset për ndryshim të qëndrueshëm janë më të larta me dijen e duhur, mentorët dhe network-un, në mënyrë që pjesëmarrësit të marrin trajnim të nivelit të lartë ku ata mësojnë teknika praktike të menaxhimit të inovacionit, të dizenjimit të mendimit, apo kryerjen e një prezantimi të shkurtër për të mbushur hendekun mes njohurive praktike dhe teorike.

Changemakers Albania ishte partner në këtë aktivitet të financuar nga Visegrad Fund ku morën pjesë të rinj entuziastë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Republika Ceke, Sllovakia, Polonia dhe Bosnje & Hercegovina.