Soft Skills

Programi Soft Skills për të rinjtë është një seri workshop-esh që synojnë të pajisin të rinjtë me aftësitë njerëzore të nevojëshme për të patur sukses. Ndërsa aftësitë teknike shpesh duken si të pamjaftueshme për suksesin në vendin e punës, ky program i aftësive të buta trajnon të rinjtë si të përmirësojnë komunikimin, si të funksionojnë më mirë në ekip, si të jenë më bashkëpunues, si të menaxhojnë konfliktin, si të komunikojnë më mirë aftësitë e tyre përmes teksteve të shkruara, etj. Aftësitë njerëzore të kombinuara me aftësitë teknike i bëjnë punonjësit më konkurues në tregun e punës dhe njëkohësisht më produktivë duke rritur gjithashtu kënaqësinë në punë.