Idea Challenge

?Challenge MeOut është një konkurs i ideve kreative të cilin e organizojmë sëbashku me MeOut Group për të sapodiplomuarit dhe studentët e universiteteve që dashurojnë sfidat.

Çfarë ndodh në këtë garë gjatë 72 orëve është më shumë se sa brainstorming dhe zgjidhje e problemeve. Pjesëmarrësit duhet të ndërtojnë marrëdhënie afatgjatë me njëri-tjerin dhe ku i dihet, ata mund të jenë dyshja e ardhëshme Steve Jobs – Steven Wozniak. Gjithashtu është e mundëshme që ata të dalin nga gara me një ofertë pune në xhep. Gjatë konkursit, secili punon fort dhe më e rëndësishmja shijon çdo moment gjatë konkursit.

??Objektivat e CHALLENGE MEOUT:

• Mbështetja e implementimit të ideve inovative dhe i zgjidhjeve të vlefshme për biznesin.
• Ndihma ndaj të rinjve të talentuar në ndërtimin e marrëdhënive dhe fuqizimin e rrjedhjes së dijes mes tyre, në rajonin e Evropës Qëndrore dhe Lindore.
• Formësimi i qëndrimit sipërmarrës tek të rinjtë ndërkombëtarë.
• Pasurimi i konkurentëve me dije të dobishme të cilën do të kenë mundësi ta përdorin gjatë konkursit edhe më vonë.
• Krijimi i një platforme të përbashkët ndërkombëtare ku partnerët tanë nga Bashkimi Europian, Partneriteti Lindor dhe Ballkani Perëndimor, mund të vazhdojnë punën me konkurentët edhe pas konkursit.

???Çfarë është konkretisht CHALLENGE MEOUT?

Është një mundësi për ju që të jeni i dallueshëm dhe të bëni lojën tuaj. Sill idenë tënde, mëso, lidhu, bëj ekipin tënd dhe krijo diçka të jashtëzakonshme në një ditë me ndihmën e mentorëve të tu.
Pjesëmarrësit vijnë nga vendet V4 (Polonia, Slovakia, Republika Çeke dhe Hungaria), nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia) dhe nga vendet pjesëmarrësve në Euroasian Startup Awards (Azerbajxhani, Armenia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Kazakistan, Kirgizstan, Moldavia, Federata Ruse, Turqia, Ukraina, Uzbekistan).

????Për kë?

• Studentët, mendjehapurit, individët, të papunët
• Kompanitë e tipit start-up/spin-off, sipërmarrësit, studentët e univeristeteve
• Përfaqësuesit e OJF të cilat punojnë në të njëjtën fushë në të gjitha vendet pjesëmarrëse
• Zotërim I nivelit të lartë të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur (mosha 18-30)