Local Democracy

Denonco Bashkinë është një platformë dixhitale e krijuar për t’i dhënë zë qytetarëve në ankesat që kanë për shërbimet e bashkive në qytetet ku ata jetojnë. Platforma www.denoncobashkine.al synon përmirësimin e demokracisë lokale në Shqipëri përmes një mekanizmi denoncimi dhe komunikimi. Platforma krijon mundësinë e denoncimit me foto dhe tekst, duke ndihmuar edhe vetë bashkitë të evidentojnë shqetësimet e qytetarëve. Platforma jep mundësinë e komentimit nga palët e interesuara për çdo denoncim të publikuar duke ndihmuar transparencën dhe duke e mbajtur komunikimin aktiv nga të gjitha palët e përfshira në denoncim.