Connected Through Mobility

Hyrje

Erasmus+, program i Bashkimit Europian për edukimin, trajnimin, rininë dhe sportin, ofron trajnim, mësim dhe mundësi mobiliteti për Edukim dhe Trajnim Profesional – Vocational Education and Training (VET), për studentët dhe stafin, në vendet e programit Erasmus+ (27 vende antare të BE + 6).
Një lëvizje për të ndërkombëtarizuar sektorin VET po zhvillohet në BE dhe një numri vendesh partnere iu kërkua që të hapin VET nën Erasmus+ ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar, për të përfituar nga eksperienca e mirë, e cila është mbledhur nga kuadri i Erasmus+ dhe programet e tij paraardhëse.
Programi i Reformës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor njeh rëndësinë e edukimit dhe trajnimit profesional (VET) në mbështetje të industrisë dhe rritjes ekonomike. Të diplomuarit e VET janë gjithashtu krijues të punësimit. Duhet adoptuar përftimi i aftësive të përshtatshme për tregun e punës në të gjitha tipet e trajnimit, qoftë formale, informale ose jo-formale pasi shumica e trajnimeve ndodh në sektorin informal. VET duhet të jetë një sistem koherent, qëllimi i të cilit është plotësimi i kërkesës së zhvillimit socio-ekonomik në termat e burimeve njerëzore të aftësuara cilësisht.

Qëlimi

Aktivitet

Në këtë projekt do të implementohen aktivitetet e mëposhtme:

  • Mobilitete afatshkurtra (Këto përfshijnë mobilitete 30 ditore të secilit vend të Ballkanit Perëndimor të përfshirë në projekt – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi – tek një nga vendet e programit Erasmus + të përfshira në projekt – Greqia, Hungaria, Polonia, Serbia, Slovakia dhe Sllovenia).
  • Mobilitete afatgjata (Qëllimi i mobiliteteve afatgjata është që të diplomuarit e shkollave VET të marrin pjesë në trajnime profesionale 90 ditore të organizuara në kompanitë e vendeve pritëse.)
  • Mobilitete Job Shadowing (Qëllimi i këtyre mobiliteteve është prezantimi i stafit të shkollave VET të Ballkanit Perëndimor tek sistemet e edukimit profesional në vendet pritëse. Pjesëmarrësit shpenzojnë një javë në jetën e shkollës, duke qenë prezent në leksione dhe workshope dhe gjithashtu vëzhgojnë trajnimin e studetëve të rekrutuar për mobilitetet profesionale. 
  • Konferenca (Konferenca inovative do të zhvillohen për përfaqësuesit e të gjithë partnerëve në Bosnje dhe Hercegovinë, Hungari dhe Slloveni. Çështjet do të lidhen me mobilitetin profesional, lidhjen e biznesit dhe sektorin e edukimit.
  • Guidë për praktikat më të mira (Qëllimi i kësaj guide është se si të organizojmë dhe të manaxhojmë projekte të mobilitetit dhe kryerja e trajnimeve paraprake. Bazuar në eksperiencën dhe inputet e përftuara gjatë kohës së projektit guida do të dizenjohet, publikohet dhe përkthehet në anglisht dhe në gjuhët e vendeve të targetuara të Ballkanit Perëndimor.
  • Takime Koordinuese (Qëllimi i takimeve do të jetë koordinimi mes partnerëve. Takimet do të kryhen 6-9 muaj nga njëra-tjetra).

Lexo më shumë për këtë projekt: https://meout.org/ctm/