Idea Challenge

📌Challenge MeOut është një konkurs i ideve kreative të cilin e organizojmë sëbashku me MeOut Group për të sapodiplomuarit dhe studentët e universiteteve që dashurojnë sfidat.

Çfarë ndodh në këtë garë gjatë 72 orëve është më shumë se sa brainstorming dhe zgjidhje e problemeve. Pjesëmarrësit duhet të ndërtojnë marrëdhënie afatgjatë me njëri-tjerin dhe ku i dihet, ata mund të jenë dyshja e ardhëshme Steve Jobs – Steven Wozniak. Gjithashtu është e mundëshme që ata të dalin nga gara me një ofertë pune në xhep. Gjatë konkursit, secili punon fort dhe më e rëndësishmja shijon çdo moment gjatë konkursit.

đź“Śđź“ŚObjektivat e CHALLENGE MEOUT:

• Mbështetja e implementimit të ideve inovative dhe i zgjidhjeve të vlefshme për biznesin.
• Ndihma ndaj të rinjve të talentuar në ndërtimin e marrëdhënive dhe fuqizimin e rrjedhjes së dijes mes tyre, në rajonin e Evropës Qëndrore dhe Lindore.
• Formësimi i qëndrimit sipërmarrës tek të rinjtë ndërkombëtarë.
• Pasurimi i konkurentëve me dije të dobishme të cilën do të kenë mundësi ta përdorin gjatë konkursit edhe më vonë.
• Krijimi i një platforme të përbashkët ndërkombëtare ku partnerët tanë nga Bashkimi Europian, Partneriteti Lindor dhe Ballkani Perëndimor, mund të vazhdojnë punën me konkurentët edhe pas konkursit.

📌📌📌Çfarë është konkretisht CHALLENGE MEOUT?

Është një mundësi për ju që të jeni i dallueshëm dhe të bëni lojën tuaj. Sill idenë tënde, mëso, lidhu, bëj ekipin tënd dhe krijo diçka të jashtëzakonshme në një ditë me ndihmën e mentorëve të tu.
Pjesëmarrësit vijnë nga vendet V4 (Polonia, Slovakia, Republika Çeke dhe Hungaria), nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia) dhe nga vendet pjesëmarrësve në Euroasian Startup Awards (Azerbajxhani, Armenia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Kazakistan, Kirgizstan, Moldavia, Federata Ruse, Turqia, Ukraina, Uzbekistan).

📌📌📌📌Për kë?

• Studentët, mendjehapurit, individët, të papunët
• Kompanitë e tipit start-up/spin-off, sipërmarrësit, studentët e univeristeteve
• Përfaqësuesit e OJF të cilat punojnë në të njëjtën fushë në të gjitha vendet pjesëmarrëse
• Zotërim I nivelit të lartë të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur (mosha 18-30)