MOVE TO IMPROVE

MOVE TO IMPROVE, ky projekt për rritjen e kapaciteteve synon që të lidhë profesionistët në fushën e edukimit, përfaqësues të OJQ-ve dhe përfaqësues të dhomave të tregtisë. Ky bashkëpunim mes sektorit privat dhe sektorit public pritet të udhëheqë politika inovative në VET (Vocational Education and Training). Qëllimi i projektit është të shtojë cilësinë dhe përshtatshmërinë e VET në përputhje me nevojat sociale dhe të punësimit. Ai fokusohet tek studentët dhe mësuesit, duke konsideruar si parësore që edukuesit janë celësi i transferimit të njohurive dhe aftësive. Duke përfshirë mësues, projekti siguron që rezultatet e tij janë të qëndrueshme dhe mbështet kalimin e aftësive ndër breza. Përmes moduleve të mësimit dhe trajnimit nga eksperienca, pjesëmarrësit do të përftojnë një perspektivë ndërkombëtare mbi nevojat aktuale të tregut. Kjo qasje do të ndihmojë në identifikimin dhe adresimin e mospërputhjeve tek aftësitë.

Projekti synon:

  • Të ngrejë kapacitetet e mësuesve në mbështetjen ndaj studentëve përpara nisjes përmes mbështetjes së ekspertëve të partneritetit rajonal
  • Të zhvillojë kompetencat e studenëve përmes promovimit të mësimit të bazuar në të mësuarit në kompanitë ndërkombëtare
  • Të shtojë shpirtin sipërmarrës duke i lejuar studentët të zhvillojnë aftësi të cilat nevojiten për tu bërë sipërmarrës të suksesshëm
  • Të zbërthejë potecialin inovativ përmes mësimit të bazuar në punë për të ndihmuar studentët të fitojnë eksperiencë nga bota real edhe ti ndihmojë ata të zhvillojë aftësitë që nevojiten për sukses në fushën që ata kanë zgjedhur
  • Të shtojë aftësitë dixhitale të mësuesve dhe studentëve dhe të tërheqë vëmendjen e tyre drejt koncepteve të qëndrueshmërisë
  • Të shtojë përfshirjen dhe diversitetin. Studentët kanë sfonde socio-kulturore dhe ekonomike komplekse dhe nuk mund të marrin pjesë vetëm ne situata të ngjashme. Mësuesit do të mbështesin përfshirjen e studentëve pa diskriminuar, duke përfshirë praktika të barazisë gjinore dhe balancave gjinore.

Partnerët e projektit janë:

EDUNET EUROPE NO (EDUNET) – Sllovaki
LJUDSKA UNIVERZA ZAVOD ZA IZOBRAZEVANJE ODRASLIH IN MLADINE LENDAVA NEPI EGYETEM, FELNOTTEK ES FIATALOK TOVABBKEPZOINTEZETE LENDAVA (LU LENDAVA) – Slloveni
EN KINT EGYESULET A BEKEERT ES FEJLODESERT (MEOUT) – Hungari
PRIVREDNA KOMORA VOJVODINE – Serbi
QENDRA CHANGEMAKERS ALBANIA (CHANGEMAKERS) – Shqipëri
KOSOVA EDUCATION CENTER (KEC) – Kosovë
CENTAR ZA STRUCNO OBRAZOVANJE (CSO) – Mal i Zi
CHAMBER OF COMMERCE AND INDUSTRY OF REPUBLIKA SRPSKA (PKRS) – Bosnje dhe Herzegovinë​