Çfarë është YEEP?
YEEP (Youth Entrepreneurship Education Programme) është një program në gjuhën shqipe, i financuar nga Bashkimi Europian, që synon të frymëzojë dhe edukojë të rinjtë për të ndërmarrë rrugën sfiduese të sipërmarrjes.
YEEP kombinon mësimin përmes e-learning me bootcamps, sfidat e ideve, internshipe dhe mentorimin në biznes. Të gjitha proceset ndodhin duke u mbështetur mbi kornizën EntreComp.
YEEP është pjesë e projektit CROCO4U (Zhvillimi i bashkëpunimit ndërsektorial për punësimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor) i cili synon të zhvillojë kapacitete të qëndrueshme të aktorëve lokalë për të nxitur sipërmarrjen dhe punësimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi.
Çfarë është EntreComp?
Ne jetojmë në një shoqëri që ndryshon me shpejtësi ku është thelbësore që çdokush të ketë kapacitet të veprojë ndaj mundësive dhe ideve, të punojë me të tjerët, të menaxhojë karriera dinamike dhe të formësojë të ardhmen për të mirën e përbashkët.
Për të arritur këto objektiva kemi nevojë për njerëz, ekipe dhe organizata me mendësi sipërmarrëse, në çdo aspekt të jetës.
Komisioni Europian ka zhvilluar EntreComp (European Entreneurship Competence Framework) si një kornizë reference për të shpjeguar çfarë kuptohet me mendësinë sipërmarrëse.
EntreComp ofron një përshkrim të kuptueshëm të dijeve, aftësive dhe qëndrimeve që njerëzit kanë nevojë për të qenë sipërmarrës dhe për të krijuar vlerë financiare, kulturore dhe sociale për të tjerët.
EntreComp është një kornizë e përbashkët reference që identifikon 15 kompetenca në 3 fusha të cilat përshkruajnë çfarë do të thotë të jesh sipërmarrës.
EntreComp është një kornizë e kuptueshme, fleksibël dhe shumëpërdorimshe e konceptuar për ta bërë të kuptueshme sipërmarrjen si kompetencë bazë për të mësuarin gjatë gjithë jetës, dhe aftësimin që të jetë e përdorshme në punën tuaj.
Ajo ka për qëllim të mbështesë dhe frymëzojë veprime që përmirësojnë kapacitetin sipërmarrës të qytetarëve dhe organizatave të Europës dhe është lançuar në vitin 2016 si pjesë e New Skills Agenda for Europe (Axhenda e Re e Aftësive për Europën).
EntreComp njeh mundësinë e të qenurit sipërmarrës në çdo situatë: që nga kurrikula shkollore tek vendi i punës, që nga iniciativat komunitare tek mësimi i aplikuar në universitet. Në kornizën EntreComp kompetenca sipërmarrëse është edhe kolektive edhe individuale.
EntreComp identifikon kompetencat për ta bërë dikë sipërmarrës. Këto mund të përdoren më pas për të mbështetur të mësuarit sipërmarrës në mjedise të ndryshme – këtu mund të përfshihet shoqëria civile, kompanitë, edukimi, puna e të rinjve, komunitetet, start up-et dhe individët.
Rrota EntreComp jep një përmbledhje të kompetencave të ndërvarura. Këto kompetenca janë dizenjuar që t’ju ndihmojnë të mendoni mbi aftësitë sipërmarrëse dhe qëndrimeve që përfshin puna juaj, ato mund të përdoren si një guidë gjatë dizenjimit të një aktiviteti të ri, dhe/ose si një model gjatë mësimit dhe vlerësimit të nevojave.
Në nivelin më të thjeshtë, EntreComp është i ndarë në tre fusha kompetencash: Ide & Mundësi, Burime dhe Veprim. Çdo fushë përmban 5 kompetenca dhe të gjitha bashkë bëjnë 15 kompetenca të cilat individët i përdorin për të zbuluar dhe vepruar mbi mundësitë dhe idetë.
Merr pjesë në program duke klikuar në link: APLIKO NE YEEP
0 Comments