Rëndësia e menaxhimit dhe planifikimit në sipërmarrje

Ne zhvillojmë aftësitë tona të planikimit si pjesë e jetës sonë të përditshme duke luajtur lojra, duke takuar miqtë tanë ose duke shkuar në shkollë. Kur rritemi, këto aftësi thelbësore bëhen më të rëndësishme për suksesin në jetën tonë personale dhe profesionale. Planifkimi i festave, festat e ditëlindjeve, netët jashtë me miqtë ose oraret e punës, të gjitha kërkojnë një planifikim paraprak. Se sa të aftë bëhemi në planifikim varet nga disa faktorë, por në fund të fundit zhvillimi i një praktike reflektuese përmes provave dhe gabimeve është çelësi.

Komunikimi, dëgjimi aktiv, ndjeshmëria dhe aftësia për t’u lidhur me të tjerët, si dhe fleksibiliteti, janë të gjitha të nevojshme për menaxhimin e njerëzve dhe projekteve. Këto atribute dhe aftësi fitohen përmes praktikës, në të cilën ne angazhohemi që nga rinia. Menaxhimi i njerëzve kur jeni me
pushime, në ditëlindje, dalje me miqtë ose gjatë aktiviteteve të punës kërkon këto lloj aftësish. Zhvillimi dhe përmirësimi i këtyre aftësive ndërsa rritemi është më i vështirë, por mund të arrihet me përpjekje dhe përvojë.

Zbuloni më shumë në link si mund të aftësoheni mbi menaxhimin dhe planifikimin:

Kompetenca 12 – Planifikimi dhe menaxhimi

0 Comments

Submit a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Get in Touch. Get Involved.