Në kuadër të programit CROCO4U, i financuar nga Bashkimi Evropian me qëllim frymëzimin dhe edukimin e të rinjve për të ndërmarrë sfidat sipërmarrëse, u organizua Ideathon Tirana, më datat 13 dhe 14 qershor.
Ideathon Tirana u konceptua nga Changemakers Albania dhe MeOut Group, si një sfidë ku 20 të rinj të ndarë në grupe u mentoruan dhe zhvilluan idenë e tyre të biznesit. Këto ide u prezantuan përpara jurisë.
Dita e parë shërbeu që të rinjtë të njiheshin me njëri – tjetrin dhe më pas të formonin grupet e punës.
Ideathon Tirana shërbeu për të rinjtë si një platformë ku ata mësuan të jenë mendjehapur ndaj ideve të ndryshme, si të bashkëpunojnë si ekip, të hartojnë dhe prezantojnë idenë e tyre.
Mbas prezantimit të ideve, 10 të rinj fituan mundësinë për të marrë pjesë në një Ideathon ndërkombëtar në Serbi.
Changemakers Albania fton të gjithë të interesuarit të vizitojnë vazhdimisht faqen e internetit changemakers.al për të mësuar mbi projekte të tjera të ngjashme.

0 Comments

Submit a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Get in Touch. Get Involved.