Si është të mësuarit në YEEP?

YEEP ka për qëllim të pajisë të trajnuarit/nxënësit me dije, aftësi, kuptim dhe zhvillim të qëndrimeve dhe sjelljeve. EntreComp e konsideron sipërmarrjen si një proces të rëndësishëm në krijimin e vlerës për të tjerët, dhe për këtë kërkon angazhim civil si pjesë e procesit. Vlera e krijuar mund të jetë sociale, kulturore ose financiare. Kjo është në kontrast me këndvështrimin konvencional të sipërmarrjes që fokusohet në përfitim ekonomik. Në EntreComp “sipërmarrja” përfshin krijimin e një mendësie ekonomike dhe mbulon edhe lloje të tjera aktivitetesh sociale, kulturore, dhe ekonomike me qëllim krijimin e vlerës për të ndikuar shoqërinë. Në lenten e EntreComp sipërmarrëse janë edhe aktivitete si pedagogjia aktive kulturore dhe edukimi për qytetari aktive.

Sipërmarrja si kompetencë përkufizohet si kapaciteti për të vepruar mbi shanse dhe ide për të krijuar vlerë për të tjerët. Vlera e krijuar mund të jetë sociale, kulturore ose financiare.

Duke iu referuar kornizës EntreComp që ne do të përdorim në YEEP (Youth Entrepreneurship Programme), të mësuarit kalon përmes një procesi “informal”. Ky term përshkruan “forma të të mësuarit të cilat janë të qëllimta dhe të ndërgjegjshme, por nuk janë të institucionalizuara”.

Jashtë formateve të të mësuarit formal siç janë shkollat, kolegjet dhe universitetet, njerëzit e vazhdojnë vetë-zhvillimin. Ne mësojmë në shkollë, shoqëri, në punë, në familje, përmes librave, në trajnim, dhe në angazhimin qytetar. Kombinimi i të mësuarit informal me një vendim të ndërgjegjshëm për të mësuar, konsiderohet të jetë shumë efektiv. Kjo mënyrë e të mësuarit është jo-formale: “Mësimi që përfshihet në aktivitete të planifikuara të cilat nuk janë të dizenjuara në mënyrë eksplicite si mësim (në termat e objektivat e të mësuarit, kohës së mësimit dhe mbështetjes për mësim). Mësimi jo-formal është i qëllimtë nga këndvështrimi i atij që mëson (nxënësi/studenti).

Korniza e kompetencave shërben si shtyllë kurrizore për çështjet që janë të rëndësishme të cilat në këtë program ofrohen përmes një procesi jo-linear të të mësuarit që përfshin mendjen, zemrën dhe duart, të cilat ndodhin në një zonë mes arsyetimit teorik dhe eksperiencës praktike, të cilat praktikohen në forma mikse individuale dhe sociale.

0 Comments

Submit a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Get in Touch. Get Involved.