Restart the Economy Challenge

23 – 25 Shtator 2021
Sarajevë, Bosnje & Hercegovina

Restart the Economy është një konkurs me sfidë që përfshin biznese të mesme dhe të vogla nga V4 dhe Ballkani Perëndimor për të konkuruar dhe sfiduar veten. Pjesëmarrësit duhet të gjejnë zgjidhje për probleme të ndryshme të bizneseve.

Qëllimi kryesor është të bashkohen përfaqësues mendjehapur në eventin 2-ditor, të cilët japin idetë e tyre se si mund të zgjidhen probleme të ndryshme biznesi.

Dita e parë nisi me një pritje mirëseardhje ku pjesëmarrësit u njohën me njëri tjetrin në Sky Lounge të Hotel Courtyard by Marriott në Sarajevë.

Sfida Restart the Economy nisi me një diskutim me panelistë përfaqësues nga V4 me temë “Pasojat Sociale dhe Ekonomike të Covid-19”

Në vazhdim “Trajtimi i papunësisë së të rinjve pas Covid-19”

Dita përfundoi me 4 workshope të njëpasnjëshme:

  • Brand Building/Marketing
  • Networking
  • Fundraising
  • Pitching

Restart the Economy – The Challenge

Sfida Restart the Economy përfshiu organizimim e pjesëmarrësve në grupe, për të zgjidhur probleme të ndryshme ekonomike me të cilat u përballëm bizneset pas Covid-19.

Projekti i financuar nga Visegrad Fund ftoi të rinj entuziastë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Republika Ceke, Sllovakia, Polonia dhe Bosnje & Hercegovina.

Gjatë trajnimit tre ditor pjesëmarrësit patën mundësinë të mësonin shumë nga lektorët dhe anëtarët e jurisë.

Në përfundim të sfidës u shpallën dhe tre grupet fituese, pjesë e së cilëve ishin dhe përfaqësuesit nga CHANGEMAKERS Albania.

0 Comments

Submit a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Get in Touch. Get Involved.