Hapet thirrja për aplikime në YEEP, program edukimi i sipërmarrjes për të rinjtë

Changemakers Albania ka lancuar programin YEEP për Shqipërinë në të cilin mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të njohin botën e sipërmarrjes dhe të zhvillojnë aftësi për tu bërë sipërmarrës.

YEEP është konceptuar për t’ju frymëzuar, edukuar dhe orjentuar si të hyni dhe të zhvilloheni në botën e sipërmarrjes.

YEEP është një program pa pagesë, pjesë e projektit CROCO4U, i financuar nga BE. Modulet e YEEP bazohen mbi kornizën ndërkombëtare të aftësive dhe kompetencave EntraComp.

E keni menduar ndonjëherë të bëheni sipërmarrës por nuk dini nga t’ia filloni?

Doni të frymëzoheni që të hyni në botën e sipërmarrjes?

Doni të mësoni nga t’ia nisni me sipërmarrjen dhe të keni sukses?

Plotëso formularin dhe do të të kontaktojmë për tu bërë pjesë e programit të edukimit YEEP (Youth Entrepreneurship Education Programme).

Kliko këtu për formularin e aplikimit.

0 Comments

Submit a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Get in Touch. Get Involved.