Si të jemi etikë dhe të qëndrueshëm në sipërmarrje?

Shpeshherë e mira dhe e keqja përdoren si sinonime me të drejtën dhe gabimin, veçanërisht nëse hasim për aspektin e etikës dhe moralit. “E mira” ka shumë përkufizime, por përgjithësisht lidhet me “të pasurit e cilësive pozitive, ndërsa “E keqja” është pikërisht e kundërta e saj, diçka e pamoralshme ose e papërshtatshme.
Kuptimet që ne i japim të mirës ose të keqes varen shumë nga mënyra se si ne sillemi. Kjo vjen si pasojë e dëshirës për të bërë shpeshherë “gjënë e duhur”. Mbi të gjitha ne jemi shumë të shqetësuar mbi atë se çfarë të tjerët do të mendojnë për ne dhe për këtë arsye veprojmë në një mënyrë apo një tjetër për të marrë një lloj aprovimi. Në shoqëri është shumë e preferuar të shihesh si “i/e mirë”. Kjo do të thotë që nëse ne bëjmë veprime jo të mira “të këqija” përgjithësisht kemi tendencën të fshehim veprimet tona dhe të tregojmë kujdes që të tjerët të mos e dinë pasi nëse e marrin vesh ne do të kemi ndjesi faji dhe turpi.

Ndarja e të mirës nga e keqja është e rëndësishme edhe në biznes. Dallimi mes tyre bën të kuptohet sjellja etike dhe jo-etike duke e çuar sipërmarrjen drejt qëndrueshmërisë ose paqëndrueshmërisë.

Zbuloni më shumë për të menduarit etik dhe të qëndrueshëm, në link:

Kompetenca 1.5 – Të menduarit etik & të qëndrueshëm

0 Comments

Submit a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Get in Touch. Get Involved.