Si të zbulojmë mundësitë? Çfarë është sipërmarrja?

Ju mund të keni patur shpesh dëshirë të hyjni në botën e sipërmarrjes, por nuk keni ditur nga t’ia filloni. Kompetenca e parë në të cilën duhet të aftësoheni është si të gjeni, identifikoni, zbuloni mundësi sipërmarrje. Si t’i dalloni mundësitë që më pas do të kthehen në burim të ardhurash dhe biznes afatgjatë?

Një numër i madh mënyrash mund të përdoren për një sipërmarrës për të dalluar, analizuar dhe vepruar sipas një mundësie. Artikuj, faqe interneti, video dhe libra të ndryshëm do të sugjerojnë këto mënyra të ndryshme. Një sipërmarrës mund të përdorë tre hapat e mëposhtëm për të dalluar dhe për të vepruar sipas një mundësie.

  • Hapi i parë është njohja e një mundësie e cila mund të njihet si kërkim i mundësive.
  • Hapi i dytë është analizimi i mundësisë së gjetur e cila mund të njihet si shqyrtimi i mundësive.
  • Hapi i fundit është të veprohet mbi mundësinë që mund të njihet si kapja e mundësive.

Këto hapa nuk duhet të merren si të mirëqenë pasi nuk janë aq të thjeshtë sa mund të duken. Nëse këto hapa ndiqen me kujdes, gjasat për sukses në një projekt janë shumë më të larta.

Në këtë link mund të sharkoni të plotë orjentimet se si të zbuloni një mundësi.

Kompetenca 1.1 – ZBULIMI I MUNDESIVE

0 Comments

Submit a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Get in Touch. Get Involved.