Si të jemi të motivuar dhe këmbëngulës në rrugëtimin sipërmarrës

Sipërmarrësit njihen për këmbënguljen dhe përkushtimin e tyre – ndaj idealeve të larta, orëve të gjata dhe suksesit. Ata janë punëtorë të zellshëm që e kapin një projekt me pasion dhe gjejnë sukses sepse mund të bindin njerëzit e tjerë për vlerën e ideve të tyre. Një faktor kyç në ruajtjen e këtij lloji të energjisë, kreativitetit dhe shtytjes është motivimi. Roli i motivimit në sipërmarrje është themelor për suksesin e tyre përfundimtar.
Të qenit i motivuar do t’ju ndihmojë të këmbëngulni nëpër vështirësi dhe t’i përmbaheni arritjes së qëllimeve tuaja, edhe pse mund të mos ndiheni gjithmonë në nivelin për ta bërë detyrën.

Motivimi shërben si një ose shumë arsye që e detyrojnë dikë të vazhdojë të përpiqet dhe të punojë. Motivimi jep shpresë dhe qartësi kur rrethanat bëhen të vështira dhe dekurajuese. Motivimi sipërmarrës është thelbësor në vendimin e dikujt për të nisur rrugëtimin e krijimit të një biznesi.

Motivimi është gjithashtu i rëndësishëm për ata me të cilët sipërmarrësit punojnë dhe ndërveprojnë. Sipërmarrësit duhet të kuptojnë, të përdorin dhe të mbështesin motivimin e tyre për fllimin e një biznesi, por ata gjithashtu duhet të jenë në gjendje të motivojnë të tjerët për të blerë idenë
e tyre. Pavarësisht nëse është motivimi i grupeve të investimeve për të ofruar fnancim fillestar ose motivimi i punonjësve eventualë gjatë ditëve të para, motivimi është thelbësor për të mbajtur të gjithë në të njëjtën faqe për misionin e biznesit të ri dhe për të punuar drejt përmbushjes së tij.

Zbuloni më shumë si të motivoni të tjerwt dhe veten në rrugëtimin tuaj si sipërmarrës, në këtë link:

Kompetenca 1.7 – Motivimi dhe kembengulja

0 Comments

Submit a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Get in Touch. Get Involved.