Fuqia e një ekipi të mirë është e padiskutueshme. Një ekip i mirë mundëson produktivitet si në grup ashtu edhe si individ. Mendoni për fituesit e kupave në sport. Ata mund të mos kenë gjithmonë lojtarët më të mirë në botë, por ata përdorin çdo person për efektin më të mirë. Një shembull i mirë
për këtë ishte fitorja e Islandës (popullsia 329,000 banorë) ndaj Anglisë në çerekfinalen e Euro 2016. Skuadra islandeze punoi së bashku shumë më mirë se lojtarët anglezë dhe besonin se mund të fitonin. Ata kishin një udhëheqës frymëzues i cili u dha atyre përbërësin kryesor: një mjedis mundësish që i motivonte dhe i mobilizonte. Në botën e biznesit, mobilizimi i individëve është një
nga faktorët kyç në suksesin e një kompanie.
Në kompetencën në vijim do të zbuloni se si të mobilizoni të tjerët në projektin tuaj sipërmarrës:
Kompetenca 1.10 – Mobilizimi i te tjereve
0 Comments