Cilat janë 15 kompetencat që i duhen sipërmarrësit për sukses?

Në nivelin më të thjeshtë, EntreComp është i ndarë në tre fusha kompetencash: Ide & Mundësi, Burime dhe Veprim.  Çdo fushë përmban 5 kompetenca dhe të gjitha bashkë bëjnë 15 kompetenca të cilat individët i përdorin për të zbuluar dhe vepruar mbi mundësitë dhe idetë.

Në lulen e Kompetencave të Sipërmarrjes, ju mund të identifikoni 15 petale të cilat përfaqësojnë drejtimet në të cilat duhet të aftësoheni për të patur sukses si sipërmarrës.

Nuk mjafton vetëm t’i njihni këto kompetenca. Shkalla me të cilën ju e përthithni njohurinë dhe e bëni pjesë të aktivitetit tuaj, pra masa me të cilën mobilizoheni konkretisht në aplikimin e kompetencave, përcakton edhe suksesin tuaj si sipërmarrës.

15 kompetencat për të cilat ju trajnoheni në programin YEEP janë:

Kompetenca 1.1 – Zbulimi i Mundësive

Kompetenca 1.2 – Kreativiteti

Kompetenca 1.3 – Vizioni

Kompetenca 1.4 – Vlerësimi i ideve

Kompetenca 1.5 – Të menduarit etik & të qëndrueshëm

Kompetenca 2.1 – Vetëdija dhe vetë-efikasiteti

Kompetenca 2.2 – Motivimi dhe këmbëngulja

Kompetenca 2.3 – Mobilizimi i burimeve

Kompetenca 2.4 – Njohuria financiare

Kompetenca 2.5 – Mobilizimi i të tjerëve

Kompetenca 3.1 – Marrja e iniciativës

Kompetenca 3.2 – Planifikimi dhe menaxhimi

Kompetenca 3.3 –  Përballimi i paqartësisë, pasigurisë dhe rrezikut

Kompetenca 3.4 – Të punuarit me të tjerë

Kompetenca 3.5 – Të mësuarit nga eksperienca

 

0 Comments

Submit a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Get in Touch. Get Involved.